| Shtuar me date:2010-02-08 16:08:57 TIRANE – 8 shkurt (AMC) - AMC, gjatë vitit 2010, u ofron më tepër zgjedhje komunikimi abonentëve What’s Up, komunitetit më të madh rinor.
Nga 8 shkurti, të gjithë abonentët What’s Up kanë mundësi të komunikojnë më shumë, kjo falë ofertës së re, e cila përfshin 2000 miunta bisede falas brenda grupit, internet falas dhe mesazhe Zlango falas e pa limit për dy javë.
Abonentët What’s Up mund të flasin më gjatë, ditë e natë, dhe të kenë botën e internetit në celular. Gjithashtu mund të dërgojnë mesazhe Zlango falas.
Këtë ofertë abonentët mund ta përfitojnë deri në dy herë në muaj, kështu të shijojnë mundësi të shumta komunikimi.
2000 minuta kohë bisede mund t’i merrni lehtë, sepse AMC jua ofron nëpërmjet dy mënyrash. Mund të hyni në menynë AMC Easy (#100#) ose mund të dërgoni SMS me tekst 2000 në numrin 15152. Me të njëjtat mënyra mund të kontrolloni minutat e mbetura nga oferta; mjafton të hyni në AMC Easy ose të dërgoni SMS me tekst BA në numrin 15152.
Abonentëve What’s Up u pëlqen të flasin e të komunikojnë. AMC ofron produktet më interesante dhe të përballueshëm, me qëllim që cdo kategori abonentësh të plotësojë më së miri nevojat e tyre të komunikimit.
Agim Fjolla
NEW POLITICS Public Relation Manager European Trade Center Blvd "Bajram Curri" 4-th floor Tel/Fax: +355 (04) 225 78 21 Mob: +355 6820 36 006 E-mail: agim.fjolla@new-politic.com
|