njofto
Advanced Poll
Ku do ti kaloni pushimet?
Ne Durres?
Ne Shkoder?
Ne Vlore?
Ne Sarande?
Ne Lezhe ?
Ne Ballkan?
Ne Evrope?
Jashte Evrope?
Nuk do beni pushime?


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 106.80
EUR / LEK 137.05
GBP / LEK 164.49
CHF / LEK 105.18
Ndryshimi i fundit: 03.09.2010
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Luan Rama: Mbeshtetje per presidentin Topi
Shtuar me date:2010-02-08 16:13:40

TIRANE – 8 shkurt (LSI) - Deklaratë per shtyp e Luan Rames, sekretar për Marrëdhëniet Publike në LSI

Situata politike dhe interesat europiane te vendit kërkojnë zgjidhje qe burojnë prej dialogut institucional dhe ne respekt te plote me Kushtetutën e vendit e ne pajtim edhe me frymën e rekomandimeve te Rezolutës se Asamblesë Parlamentare te Këshillit te Europës.

Realiteti i krijuar për shkak te bojkotit te Parlamentit prej lidershipit te Partisë Socialiste është sa absurd aq edhe i pakuptimte, sepse stonon e iu bie ndesh aspiratave europiane te qytetareve shqiptare, te cilët presin te mësojnë jo se kur e ka mitingun e rradhës Edi Rama, por se kur do te behet i mundur liberalizimi i vizave qe edhe ata te lëvizin te lire si bashkëqytetarët e familjes europiane .

LSI vazhdon t’i përmbahet me seriozitet pikëpamjes se vetëm dialogu institucional dhe transparent e jo gjuha e kërcënimit dhe e imponimit përmes mitingjesh  është rruga europiane qe na shpie drejt zgjidhjes dhe kapercimit te impasit politik.

LSI e mbështet dhe vazhdon ta inkurajoje Presidentin e Republikës duke e siguruar ate ne partneritetin e plote dhe pa kushte, ashtu sikundër ka vepruar gjithnjë LSI, e cila ka ditur qe mbi interesat parciale te vere interesat e medha te vendit e te ofroje zgjidhje kompromisi ne te mire te këtyre interesave.

LSI nuk ka krijuar asnjë problem dhe asnjë kosto politike për vendit e do te vazhdoje te kontribuoje me seriozitet qe qytetaret e këtij vendi dhe  anëtarësimi i Shqipërisë ne BE, te mos jene peng i papërgjegjshmërisë dhe aventurizmit politik.

Për ne nuk përbën asnjë problem kërkesa e Edi Ramës për takim te ngushte, pasi ai shpesh here ka dëshmuar se është zëdhënës e mbrojtjes i interesave te ngushta, prej nga lindin edhe zgjidhje te deformuara siç ka ndodhur edhe me pare për fat te keq.

Megjithatë, shpresoj qe me se fundi edhe ai ta ketë kuptuar se braktisja e gjuhës se shantazhit dhe e imponimit përmes rrugës, janë kushte sin ekuanon për t’u ulur ne tryezën e dialogut politik dhe per te mbërritur ne zgjidhje qe respektojnë Kushtetutën dhe institucionet e vendit.
 
Burimi: LSI
Zyra e Shtypit
Emiljano Aleksi

© Copyright: Alblink 2008