| Shtuar me date:2010-02-08 17:24:26 TIRANE – 8 shkurt (Presidenca) – Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në takim Kreun e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ambasadorin Helmut Lohan, Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse me cilësinë e vendit që ka Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. si dhe Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Xhon L. Uithers II.
Këto takime, në të cilat u inkurajua roli kyç i Presidentit si moderator, u organizuan në kuadrin e vazhdimit të konsultimeve të Kreut të shtetit me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar nën frymën e rekomandimeve të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe qëndrimeve të Bashkimit Evropian mbi situatën aktuale politike në Shqipëri.
Gjatë takimeve u diskutua mbi rëndësinë dhe nevojën e mbajtjes së tryezës së dialogut mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës, Edi Rama, nën moderimin e Presidentit Topi, në përpjekje për t’i kontribuar normalizimit të klimës politike dhe rivendosjes së dialogut parlamentar.
Burimi: president.al
|