| Shtuar me date:2010-02-08 17:30:20 TIRANE – 8 shkurt (Presidenca) - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, vendosi që të thërrasë tryezën politike, ditën e shtunë më 13 shkurt 2010, në orën 11.00, në Selinë e Presidentit, në vijim të takimeve të sotme me Kreun e Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ambasadorin Helmut Lohan, me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Manuel Montobio de Balanse, me Ambasadorin e SHBA-së në vendin tonë, Xhon Uithers II, si dhe pas kontakteve me Kryeministrin dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Burimi: president.al
|