njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Spiro Minka, paditet nga METE
Shtuar me date:2010-02-08 20:45:55

TIRANE – 8 shkurt (METE) - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka bërë kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës ndaj ing. Spiro Minka, i cili ka mashtruar, duke sjellë pasoja për një garë publike të dhënies me koncesion të HEC-eve në Pellgun e Llangës, Librazhd.

Pas hapjes së procedurave për dhënien me koncesion u paraqitën tre ofertues. E para ishte bashkimi i përkohshëm i shoqërive “M&A International” sh.p.k., “I&A International” sh.p.k dhe “ARD” sh.p.k. E dyta, bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Albstar” sh.p.k., “4A – A1” sh.p.k. dhe “MAB Ndërtim” sh.p.k. E treta, bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Eurocostruzioni” S.p.a., “Elettroindustriale” s.r.l., “G.S.S.” sh.p.k. dhe “SIL.CO” sh.p.k. pas shqyrtimi të ofertave, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave me anë të një vendimit të datës 31.08.2009 ka shpallur fitues të garës bashkimin e përkohshëm të shoqërive “Albstar” sh.p.k., “4A – A1” sh.p.k. dhe “MAB Ndërtim” sh.p.k. Mirëpo, fill pas këtij vendimi, një nga kompanitë pjesëmarrëse është ankuar për parregullsi në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Menjëherë kjo agjenci ka pezulluar procedurën e dhëniës me koncesion dhe ka hapur një hetim administrativ. Gjatë mbledhjes së informacioneve, APP-ja ka marrë edhe një deklaratë noteriale të ing. Spiro Minkës, ku ai deklaron se nuk ka marrë pjesë në projektimin apo oponencën teknike të hidrocentrale mbi përroin Zalli i Llangës në Librazhd për llogari të Shoqërisë ‘MAB Ndërtim” SH.p.k., por ka marrë pjesë në projektimin e këtyre hidrocentraleve vetëm për llogari të shoqërisë “Eurocostruzioni” S.p.a.

Gjatë evidentimit të dokumentacioneve, bashkimi i përkohëshëm i shoqërive që fitoi tenderin është shprehur se është e vërtet që oponenca teknike e projektit të saj është përgatitur nga Studio “Alba Projekt 04” Sh.p.k. me përfaqësues ligjor zotin Spiro Minka, i cili e ka vulosur dhe nënshkruar këtë oponencë në çdo faqe, duke i bashkangjitur kopje të noterizuar të të licencës (Spiro Minka) dhe ekstrakt të regjistrit tregtar të kësaj studioje projektimi.

Përfaqësuesit e këtyre kompanive, gjithashtu shprehen se zoti Spiro Minka nuk i ka vënë në dijeni për ndonjë angazhim në përgatitjen e projektit të fizibilitetit të ndonjë shoqërie tjetër në lidhje me shfrytëzimin e Zallit të Llangës, qoftë kjo shoqëria ankimuese “Eurocostruzioni”. Për të sqaruar këtë çështje, komisioni kërkoi ballafaqimin me inxhinier Spiro Minkën, i cili nuk është paraqitur për të dhënë sqarime. Duke pasur tre fakte kontradiktore; oponencën teknike të projektit të shoqërisë “MAB Ndërtim” sh.p.k. të nënshkruar dhe vulosur nga studioja e zotit Spiro Minka; deklaratën noteriale të këtij të fundit, ku thotë se nuk ka bërë projekt apo oponencë teknike; si edhe deklaratën e bashkimit të shoqërive që kanë fituar tenderin, ku vërtetohet se inxhinieri Minka ka përgatitur oponencën teknike dhe se nuk i ka vënë në dijeni për shërbime të kryera ndaj ndonjë shoqërie tjetër konkurrente, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka kërkuar nisjen e procedimit penal për zotin Spiro Minka për veprën penale të mashtrimit me pasoja për një garë publike të dhënies me koncesion.

Procedura e dhënies me koncesion nga ana e ministrisë të HEC-eve në Pellgun e Llangës në Librazhd është pezulluar për momentin, deri në zgjidhjen e plotë të kësaj çështjeje.    

Matilda Merxhani
Këshilltare Shtypi, Zëdhënëse
Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes.
Blvd: ''Dëshmoret e Kombit'', 1001
Tel: +355 4 2222798
Cel: +355 67  20 38 386
E-mail: matilda.merxhani@mete.gov.al
Website: www.mete.gov.al

 



Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008