njofto
Advanced Poll
Ku do ti kaloni pushimet?
Ne Durres?
Ne Shkoder?
Ne Vlore?
Ne Sarande?
Ne Lezhe ?
Ne Ballkan?
Ne Evrope?
Jashte Evrope?
Nuk do beni pushime?


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 106.80
EUR / LEK 137.05
GBP / LEK 164.49
CHF / LEK 105.18
Ndryshimi i fundit: 03.09.2010
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Meta: Ka mundesi per zgjidhjen e krizes
Shtuar me date:2010-02-09 09:39:09

INTERVISTA – 9 shkurt (DW) - Kriza e vetme, që ekziston në Shqipëri, ka të bëjë vetëm me mospranimin e humbjes nga kryetari i Partisë Socialiste, thotë në intervistë për DW, Zevëndskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta.

DW: Zoti Meta, opinioni ndërkombëtar ka shprehur shqetësim për krizën politke në Shqipëri. Sipas jush,  a ka arsye që kjo krizë të zgjasë kaq shumë, kur dihet që zanafilla nisi me zgjedhjet e qershorit? A shpresoni që kjo krizë do të kapërcehet nga vetë shqiptarët, kam parasysh këtu iniciativën e presidentit?

Meta: Mendoj se Shqipëria ka arritur të përmbushë detyrimet kryesore të OSBE-së lidhur me zgjedhjet e fundit, të cilat u vlerësuan si më të mirat. Ato janë njohur nga gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe e vetmja krizë për fat të keq, që ekziston në Shqipëri ka të bëjë me mospranimin e humbjes nga Kryetari i partisë socialiste, ndërkohë që gjithë përfaqësuesit e kësaj partie në administratën zgjedhore i kanë njohur rezultatet dhe i kanë firmosur ato. Prandaj jam i bindur që kjo është situatë tërësisht artificiale, e cila duhet të kalohet sa më shpejt.

DW: Por çfarë ka bërë qeveria që kjo krizë të ndërpritet? A ka pasur ndonjë hap në drejtim të plotësimit të pretendimeve të opozitës?

Meta: Qeveria ka qenë tepër e hapur për t'i krijuar opozitës të gjitha hapësirat edhe në drejtim të hetimit të pretendimeve të saj për shumë aspekte të zgjedhjeve  të qershorit. Por kokëfortësia e Kryetarit të Partisë Socialiste për të rihapur kutitë e votimit dhe për të bërë një proces rinumërimi në kushtet kur vendimet supreme për problemet e pretendimeve të tilla apo ankimimeve të tilla i ka marrë kolegji zgjedhor, pra Gjykata, sipas Kodit Zgjedhor të bërë me konsensus midis zotit Rama dhe zotit Berisha.  Gjithashtu duhet pasur parasysh se Kushtetuta e Shqipërisë, që është e standarteve  evropiane në themel të saj ka pavarësinë e gjyqësorit dhe të gjykatave, sepse ka ndarjen e pushteteve.

DW: Pra mendoni se do të ketë një zgjidhje, një kompromis mes pozitës dhe opozitës?

Meta: Besoj se po. Pasi në të gjitha drejtimet maxhoranca ka qenë shumë e hapur për të plotësuar kërkesat e opozitës, qoftë edhe duke i dhënë maxhorancën  e një komisioni hetimor parlamentar, gjë  që normalisht nuk i takon opozitës, i takon maxhorancës, por është vullneti i maxhorancës që të lëshojë shumicën në një rast të tillë. Pra duket qartë që ka një përpjekje për një tension krejtësisht artificial, e cila vjen më shumë si rezultat i faktit që kryetari i Partisë Socialiste nuk është deputet, por ky ka qenë një vendim i tij dhe për këtë kërkon ta mbajë dialogun jashtë paralamentit. Megjithatë  besoj se janë të gjitha mundësitë që me më shumë vetëpërmbajtje  dhe duke u ngritur mbi interesat e ngushta të rivendoset një dialog konstruktiv, i cili nuk dobëson instutucionet, sepse nuk mund të jetë qëllimi i një dialogu për të dobësuar institucionet, por për t'i forcuar institucionet. Natyrisht duke i garantuar edhe opozitës gjithë hapësirat për të ushtruar përgjegjësitë.

Autor: Mimoza Cika-Kelmendi

© Copyright: Alblink 2008