TIRANE – 9 shkurt (KM) - Kryeministri Berisha, priti sot ne një takim ambasadorin e ri te shtetit te Izraelit, zotin David Cohen, me rastin e fillimit te misionit te tij ne Shqipëri.
Duke uruar Ambasadorin Cohen për detyrën e re si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Shtetit te Izraelit ne Shqipëri, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve ne mes dy vendeve.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha vlerësoi punën e mire te ish Ambasadores izraelite ne Tirane dhe shprehu bindjen për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi në të ardhmen me Ambasadorin Cohen.
Kryeministri Berisha i kërkoi Ambasadorit izraelit qe me punën e tij te nxisë me tej interesimin e biznesit izraelit për të investuar ne Shqipëri, ne veçanti ne fushën e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, turizmit dhe energjetikes.
Nga ana e tij, Ambasadori Cohen, shprehu falënderimet e tij per mbështetjen dhe interesimin qe Kryeministri dhe qeveria shqiptare i kushtojnë zhvillimit te mëtejshëm te marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ne mes dy vendeve tona dhe premtoi se gjate misionit te tij, do te inkurajoje zhvillimin e mëtejshëm te këtij bashkëpunimi.
Burimi: km.gov.al