njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Berisha merr pjese ne Forumin e Investimeve nė Evropėn Juglindore
Shtuar me date:2010-02-11 20:11:23

ROME – 11 shkurt (KM) - Kryeministri Berisha përshëndeti sot punimet e Forumit mbi Investimet në Evropën Juglindore (Italy and South Eastern Investment Forum), në Verona të Italisë, me pjesëmarrjen e 600 përfaqësuesve të kompanive më të mëdha italiane dhe ministrave të Ekonomisë dhe Tregtisë së vendeve të Evropës Juglindore.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha e konsideroi pjesëmarrjen në këtë Forum si një mundësi shumë të mirë për paraqitur potencialet dhe mundësitë që Shqipëria u ofron sipërmarrësve veronezë dhe italianë.

Kryeministri Berisha u shpreh se Shqipëria, ndonëse një vend jo i madh në hartën e Evropës, ka një specifikë të veçantë dhe përfaqëson mundësi të mëdha për investitorët në të gjitha fushat. “Ekonomia shqiptare është një ekonomi e re, dinamike. Në Evropë ka qenë ekonomia që ka duruar më mirë cunamin financiar dhe ekonomik të botës. Vitin e kaluar vendi im ka pasur një rritje më shumë se 4 për qind. Nuk kemi bërë asnjë modifikim, por kjo ka ardhur për shkak të lajmërimit tim, së pari, për lirinë fiskale midis më të mëdhave në botë. Shqipëria është vendi me normat fiskale më të ulëta në Evropë. Së dyti, qeveria ime është e detyruar të investojë, të bëj investime të mëdha në infrastrukturë. Vetëm në autostradat shqiptare, në dy vitet e fundit, kemi investuar 10 për qind të Produkti Brendshëm Bruto (GNP). Unë besoj në taksat e ulëta dhe tek administrata e vogël. Administrata Publike e vendit tim është sa gjysma e administratës së vendit mik, Maqedonisë. Mendoj se këta tre faktorë kanë pasur një rol të rëndësishëm dhe fibra e ekonomisë shqiptare i ka rezistuar krizës botërore”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Më tej, Kryeministri Berisha theksoi se gjatë viteve të fundit në Shqipëri është zhvilluar edhe një revolucion i tërë anti-burokracisë, janë bërë përpjekje të mëdha për të zvogëluar dhe për t’i dhënë fund pengesave burokratike për biznesin. “Çdo investitor italian mund të regjistrojë biznesin e tij në vendin Shqipëri brenda 30 minutave, në një sportel të vetëm. Çdo investitor veronez mund të marr licencat dhe lejet në një sportel të vetëm. Kjo ka zvogëluar në mënyrë drastike kohën për marrjen e licencave dhe lejeve. Nga ana tjetër qeveria ka hequr 2/3 e licensave dhe lejeve, i ka transformuar në vet-deklarim”, u shpreh Kryeministri. 

Në vazhdim Kryeministri Berisha i ka njohur të pranishmit me kapacitetet që zotëron Shqipëria për t’u shndërruar në një superfuqi energjetike rajonale. “Shqiptarët nuk mund të jenë larg nga të gjitha burimet e energjisë duke përfshirë edhe energjinë nukleare që ka treguar se është më e pastra dhe e qëndrueshmja. Kemi folur me vendet fqinje, me Kroacinë, Malin e zi e të tjerë, po konsiderojmë një veprim bashkë. Firmat italiane janë të mirëpritura të shohin këtë mundësi”, u shpreh Kryeministri.

Burimi: km.gov.al

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008