njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Berisha: Korridori VIII, stabilitet rajonit
Shtuar me date:2010-04-29 17:55:01

TIRANE – 29 prill ( Keshilli i Ministrave ) - Kryeministri Berisha përshëndeti sot hapjen e konferencës “Korridori 8-të, një urë mes Adriatikut dhe Detit të Zi”, që zhvillohet në 29-30 prill në Tiranë, me pjesëmarrjen e ministrave të Transporteve të katër vendeve, ku kalon ky korridor, Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë.  

Konferenca do të konkludojë me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët, ku do të shprehet vullneti i katër vendeve për t’i dhënë një shtysë të re drejt një qasjeje konkrete dhe sa më pragmatike realizimit të këtij korridori infrastrukturor shumë të rëndësishëm, nga  ministrat e Transporteve të Italisë Altero Matteoli, ai i Shqipërisë Sokol Olldashi, i Bullgarisë Aleksandar Tsvetkov dhe i Maqedonisë Mile Janakieski.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u fokusua në rëndësinë jetike të këtij korridori për katër vendet, duke theksuar domosdoshmërinë e ndërmarrjes së hapave konkretë për realizimin e tij. Kryeministri shprehu bindjen se qeveritë e katër vendeve mund ta ndërtojnë korridorin dhe se ato duhet ta konsiderojnë seriozisht ndërtimin e tij, pavarësisht nga çmimi.

Kryeministri Berisha rikonfirmoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për këtë projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm infrastrukturor dhe bëri të ditur se Shqipëria po ndërton një segment të këtij korridori, Tiranë-Bllatë dhe së shpejti do të fillojë ndërtimi i një segmenti tjetër Tiranë-Elbasan.

 “T’i bëjmë këto ndërtime të organizuara, nën ombrellën e një korridori të madh, e një ëndrre të madhe europiane, sepse sot, korridori 8-të përbën një ëndërr europiane për kombet tona”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Më gjerë, në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Me këtë rast, dua t’i shpreh falënderimin tim më të përzemërt ambasadës italiane në Shqipëri dhe të gjithë organizatorëve të këtij aktiviteti të rëndësishëm mbi korridorin 8-të, i cili përfaqëson projektin infrastrukturor më të rëndësishëm, më jetik për vendet tona, projekt, i cili diskutohet prej shumë e shumë vitesh, por që çdo ditë, fton qeveritë e vendeve tona që, në bashkëpunim të ngushtë, ta shndërrojmë atë në realitet të madh për kombet dhe tregjet tona.

Korridori 8-të në vetvete përfaqëson një korridor natyror, në sensin që ky korridor i shërbeu rajonit dhe Europës në një prej kohërave më të mëdha të tyre, në kohën e Perandorisë romake. Romakët patën urtësinë e madh të përcaktojnë Egnatian si rrugën kryesore që lidhte Perandorinë me tregjet e mëdha të lindjes.

Gjatë këtyre 15 viteve, janë bërë përpjekje të shumta për ta shndërruar atë në realitet, por konfliktet e rajonit kanë qenë një faktor real që penguan vendimet e mëdha dhe jetike për korridorin. Sot, rajoni është krejtësisht tjetër. Tre vendet, në të cilat kalon ky korridor, Italia, Bullgaria dhe Shqipëria, janë vende anëtare të NATOS-s. Dy nga këto vende, Italia dhe Bullgaria, janë vende anëtare të Bashkimit Europian.

Shqipëria dhe Maqedonia janë vende që kanë shënuar progres të theksuar në rrugën e integrimit të tyre europian. Sot, më shumë se kurrë, është e domosdoshme që të vendosim për hapa konkrete për ndërtimin e këtij korridori.

Unë dua të falënderoj përzemërsish qeverinë italiane, ministrin Matteoli për interesin e madh që tregon për korridorin. Italia ka zë të fuqishëm në Bruksel, ku vendoset për fatet e korridoreve.

Po kështu, Bullgaria ka zërin e vet. Dhe po të kemi parasysh se në rajon nuk ekziston qoftë edhe një projekt i vetëm bashkues midis këtyre vendeve, projekti i vetëm europian dhe unë do të theksoja se duke kontribuar në këtë Korridor, për Brukselin do të ishte një ndihmë e jashtëzakonshme dhe një kontribut i madh që rajoni i jep paqes, stabilitetit, zhvillimit dhe prosperitetit të tij.

Por, nga ana tjetër, të nderuar zotërinj ministra, unë kam besim të plotë se qeveritë tona mund ta ndërtojnë korridorin dhe duhet ta konsiderojmë në mënyrën më serioze ndërtimin e tij, pavarësisht nga çmimi.

Shqipëria ndërtoi dy vitet e fundit, një korridor që lidh Durrësin me Morinën dhe para një jave, filloi segmenti tjetër Morinë - Merdare dhe jam i sigurt se nuk do të jetë e largët dita kur të fillojë edhe Merdare – Nish. Por dua t’ju them se në muajt e parë të jetës së këtij korridori, trafiku tejkaloi tre herë parashikimin.

Kjo do të thotë se vendet tona kanë nevojë urgjente për korridore, që tregjet tona ndrydhen nga mungesa e korridoreve, sepse është e vërtetë, tregu është global, por tregu nuk shmang kurrë proksimalen, më të afërtën dhe kjo është po kaq e vërtetë, sa të qenit global.

Shqipëria do të fillojë ndërtimin e korridorit. Do të fillojë brenda 2-3 muajve që vijnë. Shqipëria do të ndërtojë segmentin Tiranë – Elbasan dhe më pas, do të vazhdojë këtë përpjekje. Shqipëria po ndërton një segment tjetër të këtij korridori jashtëzakonisht të rëndësishëm, Tiranë-Bllatë dhe në këtë drejtim, distanca me Tiranën shkurtohet 100 kilometra.

Por t’i bëjmë këto ndërtime të organizuara, nën ombrellën e një korridori të madh, e një ëndrre të madhe europiane, sepse sot, korridori 8-të përbën një ëndërr europiane për kombet tona. Ne kemi diskutuar dhe kemi rënë dakord që këtë proces ta udhëheqë Italia, vendi me peshën më të madhe në Bruksel. Sapo mësova se qeveria italiane ka ndërmend ta shtrijë atë deri në Napoli.

Ndaj edhe ky takim dhe memorandumi i mirëkuptimit që firmosni sot, zotërinj ministra, është mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërgoni kombeve tona, por edhe Brukselit dhe miqve tanë kudo.

Edhe një herë, ju uroj suksese dhe garantoj se qeveria ime mbetet e vendosur të përmbushë që të gjitha detyrimet e saj, që korridori 8-të në territorin e këtij vendi të jetë një përparësi më madhore dhe një realitet i shpejtë. Faleminderit.”

Burimi: km.gov.al



Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008