SHERBIME – 8 maj ( Policia e Shtetit ) - Në ambientet e Qendrës së Formimit Policor u zhvillua sot testimi me shkrim i kandidatëve nga qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër, që kanë aplikuar për të ndjekur studimet në shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”.
Këtij testimi ju nënshtruan 432 aplikantë nga këto qarqe, të ndarë në dy grupe. Grupi i parë iu nënshtrua testimit në orën 07.30’ dhe grupi i dytë në orën 11.00’.
Në përfundim të konkurrimit të ditës së sotme u shpallën fitues të testimit me shkrim 106 aplikantë, të cilët arritën të grumbullonin mbi 60 pikë. Korrigjimi i testimit u realizua me skaner dhe kandidatët u njohën me rezultatin brenda ditës.
106 kandidatët e shpallur fitues të testimit me shkrim do t’i nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurrimit.
Aplikantët që rezultuan fitues të këtij konkurrimi do t’i nënshtrohen testimit fizik me datën 01.06.2010, në orën 08.00’ në Qendrën e Formimit Policor (ish Akademia e Policisë).
Aplikantët duhet të paraqiten ditën dhe orën e përcaktuar për testimin fizik të veshur me uniformë sportive.
Kujtojmë dhe një herë që: - Për qarqet Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Universitetit Kristal Fier në datën 14.05.2010, i ndarë në dy grupe sipas këtij përcaktimi: Në orën 07.30’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarqet Fier dhe Vlorë pjesa e parë. Në orën 11.00’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarqet Berat dhe Gjirokastër dhe Vlorë pjesa e dytë.
- Për qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër në datën 18.05.2010. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 07.30’ pranë këtij universiteti.
- Për qarqet Elbasan dhe Korçë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan në datën 27.05.2010, i ndarë në dy grupe sipas këtij përcaktimi: Në orën 07.30’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarqet Elbasan dhe Korçë pjesa e parë (shiko listën bashkëlidhur). Në orën 11.00’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët nga qarku Korçë pjesa e dytë (shiko listën bashkëlidhur).
Kandidatët ditën e zhvillimit të testimin me shkrim duhet të kenë me vete fletën e pranimit në testin me shkrim dhe kodin e aplikantit, të cilët i kanë tërhequr pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe, ku kanë aplikuar.
Të gjithë aplikantët për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces të drejtohen pranë Zyrave të Personelit në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Po ashtu mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën shkollaepolicise@mrp.gov.al.
Lista e kandidatëve të shpallur fitues të testimit me shkrim