| Shtuar me date:2010-07-02 23:21:08 TIRANE – 2 korrik ( www.alblink.com ) - Projektligji për mjedisin, ligji themelor në këtë fushë, u diskutua sërish.
Pika më e fortë e këtij projektligji është fakti që për çdo licencë, apo hapje veprimtarie Ministria e Mjedisit duhet të bëjë oponencën, ekspertët duhet të përcaktojnë masën e ndikimit në mjedis dhe Ministria duhet të vendosë kushtet.
Edhe në rast kur një subjekt mbyllet, ai do të ketë si detyrim kthimi e mjedisit në gjendjen e mëparshme.
Projektligji përforcon instrumentet monitorues të zbatimit të lejes mjedisore, si dhe sanksione të rrepta për ata që i shkelin ato.
Projektligji kërkon që Ministria, çdo tre vjet të hartojë dhe të publikojë një raport mbi zbatimin e këtij ligji që do t’i dorëzohet Komisionit Europian.
Share on Facebook
|