| Shtuar me date:2011-07-28 18:39:52 TIRANE - 27 korrik ( Shendet Plus ) - Higjiena vetjake është shumë e rëndësishme, por më masë. Një rregull i thjeshtë për larjen e duarve thotë: Gjithmonë kur ato janë të papastra, para ngrënies dhe pas vajtjes në tualet. Kështu, mbrohemi nga mikrobet të cilat mund të shkaktojnë për shembull diare.
Dushi i përditshëm është bërë pjesë e pandashme për shumë persona tashmë, e megjithatë nuk duhet medoemos. Një dush çdo të dytën ditë do të ishte i mjaftueshmë, përveç rasteve kur personat djersijnë shumë apo puna e përditshme i detyron që të lahen.
Në këto raste, duhet të përdoren sapune të “butë” që respektojne pehashin (pH) e lëkurës, nuk e irritojnë atë dhe nuk shkaktojnë alergji. Por, edhe përdorimi i tyre nuk mund të ndalojë tharjen e lëkurës që vjen nga larja e shpeshtë dhe uji i nxehtë, sepse gjatë dushit, trupi humbet shumë yndyrë.
Pas dushit është mirë që të aplikohet kremi i trupit që duhet të përmbajë yndyrë dhe të hidratojë lëkurën. Më e lodhshme për lëkurën sesa dushi është banjoja në vaskë; për më tepër kur qëndrohet më gjatë se 15 minuta dhe uji është shumë i nxehtë. Lëkura zbutet dhe rrudhoset.
Si mund të zjedhim sapunin apo shampon e përshtatshme për trupin tonë? Tipi i lëkurës e vendos këtë.
Lëkura e yndyrshme ”shkëlqen”. Këtu duhet të përdoren produkte që e kanë pH afërsisht 6, që përkon me aciditetin e lehtë të këtij tip lëkure.
Lëkura e thatë ”tendoset, kruhet, djeg )”. Përdorni sapune që i japin yndyrë lëkurës dhe që ruajnë shtresën acide mbrojtëse të lëkurës. Të mirë janë sapunet për fëmijë dhe jo të rekomandueshëm janë produktet pastruese me përmbajtje alkooli.
Lëkura normale: Mund të përdoret çdo lloj sapuni apo shampoje. Për pH normal të saj kujdeset flora bakteriale e shtresës së kornifikuar të lëkurës.
Share on Facebook
|