| Shtuar me date:2011-09-19 20:34:38 TIRANË - 19 Shtator - Biznesi do të ketë tashme portalin e ri on-line "Regjistri Elektronik për Legjislacionin e Biznesit", si një mundësi që rrit shkallën e transparencës, konsultimit, lehtësimit dhe informimit të biznesit.
Ministria e Ekonomisë me mbështetjen e projektit të Bankës Botërore, prezantoi sot këtë portal, në një takim me përfaqësues të biznesit.
I pranishëm në takim, ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo vlerësoi këtë hap si nismë të qeverisë për rritjen e transparencës.
Per me shume, shih PR Qeveria
Share on Facebook
|