njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Albtelecom, te gjitha shtepite shqiptare me internet
Shtuar me date:2012-01-10 17:46:41

TIRANE - 10 janar 2012 ( Albtelecom ) - Gjigandi i shërbimit të internetit në Shqipëri, ALBtelecom sjell oferta befasuese dhe mundësi pafund për të gjithë shqiptarët.

Nga data 2 Janar deri më 15 Shkurt 2012, të gjithë përdoruesit e shërbimit të internetit me ADSL anekënd vendit do të mund të përfitojnë nga dhuratat fantastike që kompania ofron për pajtimtarët e rinj. Kushdo që zgjedh të abonohet në shërbimin e internetit të ALBtelecom, do të përfitojë në një paketë të vetme internet 2 Mbps Pa Limit me çmimin më konkurrues në treg.

Abonentët e rinj familjarë do të mund të përdorin pa asnjë limit në 24 orë shërbimin e internetit për vetëm 1999 Lekë në muaj. Në çmim është e përfshirë Pajtimi mujor i telefonisë fikse dhe TVSH.

Duke zgjedhur ofertën më të fundit “Asnjë shtëpi shqiptare nuk do të mbetet pa internet”, në paketën 2 Mbps PA LIMIT ALBtelecom ofron për pajtimtarët e rinj tarifën e instalimit të shërbimit të ADSL dhe modemin wireless FALAS.

Ndërkohë për abonentët e rinj të telefonisë fikse, ALBtelecom gjatë gjithë periudhës së ofertës do të ofrojë tarifën e instalimit dhe aparatin telefonik Falas.

Përveç paketës së internetit, abonentët e telefonisë fikse do të mund të përfitojnë nga tarifat më të mira në treg për bisedat brenda rrjetit ALBtelecom dhe operatorët e tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtare. Për të gjitha bisedat telefonike, abonentët e ALBtelecom do të faturohen me tarifat standarde përkatëse në fuqi.
 
Për më shumë informacion rreth ofertës apo ndihmë të nevojshme dhe çdo gjë tjetër që lidhet me shërbimin e Internetit me ADSL, abonentët e ALBtelecom mund të telefonojnë në numrin 123 nga numri fiks, dhe nga çdo operator tjetër në numrin 04 22 00 123, ose  të vizitojnë faqen e internetit www.albtelecom.al.




Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008