| Shtuar me date:2012-02-27 14:48:20 Tiranë, 24 shkurt 2012 ( Plus ) - PLUS në vijim të qëndrimit të shprehur tashmë, në lidhje me zhvillimet në fushën e teknologjisë dhe shërbimeve 3G, e konsideron dhënien e licensave të tjera 3G si jetike për rritjen e konkurrencës, cilësisë së këtij shërbimi dhe ofrimit të çmimeve më të favorshme, në përfitim të plotë të konsumatorëve shqiptarë.
PLUS ka ndërtuar dhe zhvilluar tashmë teknologjinë 3G, sistemin përkatës të tarifimit sikurse ka konfiguruar të gjithë platformat për t’i ofruar klientëve në një kohë të shkurtër pas licencimit, shërbimet e plota të 3G-së.
“PLUS shpreh gatishmërinë për implementim të menjëhershëm të infrastrukturës 3G në të gjithë territorin e Shqipërisë” – deklaron Drejtori Ekzekutiv i PLUS Communication Z. Moni Buchnik.
Z. Buchnik argumentoi ofertën e PLUS në tenderin e ditës së sotme. “Ne konsiderojmë se barrierat për hyrjen në treg duhet të jenë në raport të drejtë me çmimet e mundshme fundore të këtij shërbimi.” – deklaroi Z. Buchnik, duke theksuar se një rikonsiderim i kësaj çështje në përshtatje me kushtet aktuale të tregut të telefonisë së lëvizshme nga autoritetet do të ishte zgjidhja më e mirë për tregun dhe konsumatorët.
Dhënia e licencës së 3G për operatorët e tjerë rrit konkurrencën, që sjell si pasojë produkte më të mira, gamë më të gjerë produktesh, penetrim më të lartë të shërbimit 3G në të gjithë territorin e vendit si dhe çmime më të favorshme për konsumatorin.
Marrja e licensës 3G është gjithashtu një mundësi për të investuar në shërbime dhe produkte inovative, që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në mbështetjen e nismës për një Shqipëri dixhitale si dhe në përmirësimin cilësor të jetës së qytetarëve në tërësi.
Jonilda Filipi (Koçi)
Manaxhere e Marrëdhënieve me Publikun
Divizioni i Marketingut
Plus Communication Sh.A.
Rr. “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tirana, Albania
T: +355 (0)44501535; F: +355 (0)44501538
M: +355 (0)664069555
www.plus.al
Share on Facebook
|