njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Wollfarth: Kodi, partite te gjejne zgjidhjet
Shtuar me date:2012-03-26 18:10:32

TIRANE - 26 mars 2012 ( OSBE ) - FJALA E KRYETARIT TË PREZENCËS SË OSBE-së AMBASADORIT EUGEN WOLLFARTH Tryeza për “Teknologjitë e Reja në Zgjedhje” dhe “Administrimi i Zgjedhjeve” Tiranë, 26- 27 mars 2012

Zonja Kryetare,
Bashkëkryetarë,
Miq të nderuar,
Zonja dhe Zotërinj,
Mirëdita!

Si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, jam i kënaqur që jam me ju sot në fillim të kësaj tryeze të rrumbullakët dyditore.

Një aktivitet ku aktorë politikë, shoqëria civile dhe ekspertë ndërkombëtarë, të gjithë profesionistë të zotë në fushat e tyre, do të diskutojnë çështje lidhur me reformën e kodit zgjedhor.

Prezenca e OSBE-së është e lumtur që ka asistuar Kuvendin në këtë proces.

Siç mund ta dini, Prezenca e OSBE-së po lehtëson asistencën teknike të OSBE/ODIHR-it për reformën zgjedhore, përmes një projekti të mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.

Do të doja të falënderoja veçanërisht Mbretërinë e Bashkuar që ka ndihmuar për financimin e këtij aktiviteti.

Prezenca ka lehtësuar disa vizita të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri për të mbajtur kështu kontakte të rregullta me palët e interesuara përkatëse, si dhe ofrimin e ekspertizës në hartimin e pjesëve të legjislacionit të diskutuara deri tani në Komision, sa i përket përputhshmërisë së tyre me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Besoj se të gjithë e dimë se reforma e Kodit Zgjedhor përbën një prej reformave vendimtare për çuarjen përpara të zhvillimeve demokratike në Shqipëri, si dhe për t'u dhënë një ndihmesë të madhe të gjitha objektivave të politikave strategjike ndërkombëtare.

Ky është një proces i ndërlikuar që kërkon një debat gjithëpërfshirës në nivel politik dhe teknik.

Reforma e Kodit Zgjedhor është e nevojshme, e dëshirueshme dhe, mund të shtoj se, ajo është edhe e arritshme.

Vlen të përmendet, jo më pak edhe në këtë rreth të shquar, se reforma po vazhdon dhe se është bërë progres.

Sidoqoftë, ka disa çështje shumë të rëndësishme që mbeten ende për t'u diskutuar.

Kjo është arsyeja për të cilën nevojitet patjetër që të intensifikohet puna, në mënyrë që Komisioni të mund të ecë përpara me hapa më të shpejtë.

Duhen bërë të gjitha përpjekjet që të shfrytëzohet si duhet afati tashmë i shtyrë, në mënyrë që ai të mos tejkalohet sërish.

Gjithashtu, është e rëndësishme që çfarëdolloj reforme të përfundojë në kohë të konsiderueshme para zgjedhjeve parlamentare.
 
Megjithatë, ndonëse koha është një faktor i rëndësishëm, ajo që ka më shumë rëndësi është përmbajtja.

Le të jemi të qartë se një rezultat cilësor është më i rëndësishëm se çdo proces i miratuar me nxitim.
 
Zgjidhjet e nxituara të minutës së fundit nuk mund të jenë më alternativë.

U bëj thirrje të gjitha palëve që t'i përqendrojnë energjitë e tyre në arritjen e një reforme të plotë, tërësore dhe përfundimtare.

Ekzistenca e një vullneti politik dhe besimi të ndërsjellë është thelbësore.

Pres me padurim të shoh nga Komisioni zgjidhje jetëgjata dhe në kohën e duhur, të cilat duhet të vijnë si rezultat i një pune konstruktive nga të gjitha palët.

Edhe këtu fjala kyçe është: besim!


Zonja Kryetare,
Bashkëkryetarë,
Miq të nderuar,
Zonja dhe Zotërinj,

Çdo kod zgjedhor për të cilin do të bihet dakord përfundimisht duhet të adresojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të jetë më pranë angazhimeve të OSBE-së dhe standardeve ndërkombëtare.

U takon partive politike shqiptare të bëjnë maksimumin për të gjetur zgjidhje për çështjet e ndryshme në mënyrë që t'u ofrojnë më të mirën popullit të tyre, votuesve të tyre.

Më lejoni të them se është absolutisht thelbësore që në këtë proces të ofrohet niveli më i lartë i besimit dhe vullnetit të mirë, në mënyrë që reforma të rezultojë e suksesshme.

U bëj thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në një proces të frytshëm, të bazuar krejtësisht në dialogun ndërpartiak, respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin e pakushtëzuar.

Së fundmi, dua të theksoj se ky është një proces shqiptar dhe se i takon klasës politike shqiptare që të bëjë përpara me reformën dhe të bëjë maksimumin për të gjetur zgjidhje për çështjet e ndryshme për t'i dhënë më të mirën popullit të saj.

Kam besim se këto dy ditë do të ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për një diskutim pozitiv dhe konstruktiv, si edhe një shkëmbim të frytshëm përvojash.

Si një hap vijues, besoj se ky aktivitet do ta ndihmojë Komisionin e Posaçëm, dhe kështu Kuvendin, që të dalë me propozime shumë të mira dhe t'i miratojë ato brenda afatit të caktuar.

Në mbyllje, uroj që të gjithë të kemi dy ditë shumë të suksesshme.

Ju faleminderit shumë!

OSCE Presence in Albania

Joana Karapataqi
National Public Affairs Officer

Tel.: +355 4 2240 001 Ext. 232
Fax: +355 4 2244 204
Mobile: +355 (0) 69 40 10 110
E-mail: joana.karapataqi@osce.org

Address:
Sheraton Tirana Hotel & Towers, 1st floor
Sheshi "Italia"
Tirana, Albania









Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008