| Shtuar me date:2012-03-27 16:16:15 TIRANE - 27 mars 2012 ( Ministria e Brendshme ) - Raporti i Ministrit Nishani ne Komisionin e Sigurise, plus fjala permbyllese e Ministrit Nishani.
Mora shënim shumë adresime racionale që erdhën nga deputetët, si të maxhorancës edhe të opozitës. Mund të kisha rezervuar kohë për të dhënë përgjigje për t’ju sqaruar për disa ndoshta keqinformacione që mund të keni. Nëse unë ju prezantoj statistikat e Qendrës Europiane të Monitorimit për drogat, ju thoni se “janë më të vërteta statistikat që kemi ne nga disa miq në Policinë e Shtetit”. Mund t’ju sqaroja gjithashtu konkluzione të keqinformuara për ju për sasinë e kanabisit të sekuestruar në Itali, por që fatmirësisht avionët e monitorimit të FRONTEX mund t’i fotografojnë dhe të përcaktojnë se nga nisen realisht, dhe kanë konfirmuar se nuk nisen nga Shqipëria.
Mund t’i përgjigjesha shumë e shumë pyetjeve që i konsideroj si keqinformacione dhe keqkuptime nga ana e disa kolegëve. Mund të flisja gjerë e gjatë dhe të jepja informacione për luftën kundër korrupsionit. Padyshim që ka korrupsion, padyshim që nuk mund të thuhet se kemi zhdukur korrupsionin. Por kolegë deputetë përveç të qenit ministër, unë sot dhe dikush prej jush nesër, jemi të gjithë përfaqësues të qytetarëve shqiptarë dhe anëtarë të pushtetit më të lartë në Shqipëri, Parlamentit.
Vetëm një fakt i cili është dramatik, po aq sa domethënës, tregon pikërisht efikasitetin e luftës ndaj korrupsionit. Nëse në vitin 2005 mblidheshin nga doganat dhe tatimet në arkën e shtetit rreth 0,98 miliard lekë, në 2008 janë mbledhur 2.97 miliardë lekë, me sistem taksash më të ulëta.
Dhe rritja nuk është nga dy u bënë katër, por nga 0.9 u bë 2.9, para që më parë vidheshin nga tatimet dhe doganat. Besoj që është dramatike por edhe domethënëse përsa i takon luftës kundër korrupsionit, dhe mund të evidentoja shumë e shumë hapa të tjerë por nuk është ndoshta momenti për t’i evidentuar.
Padyshim që ka probleme me kriminalitetin, prandaj edhe çdo shtet mban struktura për ta goditur, ka grupe që kryejnë vjedhje, por ka aksione të pandërprera të policisë që i godet me ashpërsinë më të madhe këto grupe kriminale. Qytetarët kanë parë që ka hajdutë, por kanë parë edhe sa fort po i godet policia çdo ditë.
Dhe këtë më mirë mund ta thonë 4 milionë turistë që e vizituan Shqipërinë në vitin 2011, se sa të sigurtë ishin ata në këtë vend. Ka akuza për korrupsion ndaj drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, por ka edhe procese gjygjësore me kundërakuza për shpifje. Më në fund ne kemi hyrë në një rrugë institucionale, ku të hetohet korrupsioni, të dënohet korrupsioni, por të hetohet dhe dënohet edhe shpifja, dhe besoj se kjo është një procedurë shumë e mirë dhe besoj se do të konsolidohet gjithmonë e më shumë në Shqipëri.
Pra, të gjitha këto kolegë deputetë, mund t’i thosha dhe të informoja, ashtu siç mora shënim të gjitha adresimet dhe shqetësimet e vlefshme.
Por ajo që mora shënim dhe dëshiroj ta shpreh si një shqetësim, përtej pozicionit si Ministër i Brendshëm, përtej pozicionit si anëtar i një grupi të caktuar politik, përtej pozicionit si pjesëtar i një force të caktuar politike në pushtet apo opozitë, s’ka rëndësi në këtë rast, por si qytetar shqiptar, dhe besoj se kemi të drejtën në kuptimin e institucionit qytetar t’ia bëjmë prezent njëri tjetrit këtë shqetësim; kur dëgjoj deklarata të tilla zyrtare nga individë të veçuar, të izoluar padyshim të opozitës por që flasin në emër të opozitës, se arrestimi i mafiozëve në Vlorë u konsideroka si krimi në majë të shtetit, se janë bërë mijëra pasaporta të falsifikuara, që nuk ndryshon asgjë besoj në filozofi nga deklaratat se nëse liberalizohen vizat për shqiptarët një milion shqiptarë do të ikin nga Shqipëria, se Shqipëria qenka njësia si Kolumbia apo Meksika përsa i takon trafikut të drogës, se çdo ditë në Shqipëri vriten 3 dhe 4 vetë në mes të qytetit, kjo në mënyrë shumë miqësore jua them kolegë deputetë nuk dëmton një ministër, nuk dëmton një qeveri të caktuar, por me keqardhje ju them, shumë sinqerisht, dëmton institucionin e opozitës shqiptare. Dëmton institucionin e opozitës shqiptare sepse vlera më e lartë që ka institucioni i opozitës është besueshmëria.
Dhe nëse dëmtohet besueshmëria tek institucioni i opozitës i cili nuk është destinacioni i një force të caktuar politike, ajo që dëmtohet është vlera, kultura e një vendi, e një sistemi, e një shoqërie.
Gjithsesi edhe njëherë dua t’ju falenderoj për gjithë vëmendjen që më kushtuat, adresimet tuaja i kam marë shumë seriozisht dhe padyshim që do të jetë një pjesë e diskutimeve e trajtimeve që unë si Ministër do t’i bëj me strukturat e Ministrisë së Brendshme. Ju faleminderit!
Lufta kundër droges ka vazhduar te mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.
Ne zbatim te Vendimi i Keshillit te Ministrave Nr.299 date 14.04.2011 ka filluar nga funksionimi Zyra e Sistemit Kombetar te te dhenave per drogen. Ne kuader te projektit IPA-3, ne bashkepunim me EMCDDA (Qendra Evropiane e Monitorimit per Drogat dhe Varesise nga drogat) per here te pare ne vendin tone eshte hartuar Raporti Kombetar per Drogen i cili do te botohet se shpejti dhe do te jete i gjendshem ne faqen e internetit te EMCDDA.
Gjatë vitit 2011 në përgjithësi te gjithe treguesit per luften kunder droges kane patur rritje. Jane evidentuar 653 raste te prodhimit e shitjes se narkotikeve dhe jane proceduar penalisht 962 persona nga te cilet 729 jane arrestuar. Jane sekuestruar 21 kg 409.2 gr heroine; 2 kg 196.6 gr kokaine, 7695 kg 658.8 gr marijuane; 32 kg 210.5 gr hashish; 1 kg 584.2 gr vaj hashishi.
Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar: eshte rritur me 22.5 % numri i rasteve te kapjeve te lendeve narkotik; eshte rritur me 18.5 % numri i autoreve te veprave penale ne fushen e droges; eshte rritur me 15.7 % numri i autoreve te arrestuar apo ndaluar si dhe eshte ulur me 39.2 % numri i autoreve te larguar ne drejtim te paditur.
• 25% e sasisë së marijuanës së sekuestruar është kapur në tentative për trafikim nëpërmjet VKK. • 37% është sekuestruar gjatë tentativave për trafikim nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe atij ujor, jashtë vendkalimeve kufitare. • Sasi të konsiderueshme të marijuanës, të sekuestruara në flagrancë gjatë transportit, kanë pasur destinacion tregtimin brenda vendit dhe njëkohësisht trafikimin e një sasie edhe jashtë.
• Jane goditur 48 grupe kriminale të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike me 216 persona të proceduar penalisht. (Ne te njejten periudhe te vitit te kaluar jane goditur 47 grupe kriminale me 223 persona te proceduar penalisht) • Jane realizuar me sukses 49 operacione duke zbatuar teknikat speciale të hetimit. (Ne te njejten periudhe te vitit te kaluar jane realizuar 48 operacione te tilla) • Jane realizuar edhe 29 operacione ndërkombëtare ( 16 me Italine, 4 me Gjermanine, 2 me Zvicren, 1 me SHBA, 1 me Spanjen, 1 me Francen, 1 me Belgjiken, 1 me Sllovenine, 1 me Kosoven dhe 1 me SELEC – 5 shtete ballkanike) ku ne Shqiperi jane arrestuar 42 persona.
Lufta Kundër trafiqeve të tjera të paligjshme Janë evidentuar gjithsej 661 vepra penale në të gjithë vendin 734 autore, arrestuar 116, ne kerkim 39, te lire 578. Krahasuar me vitin 2010 rezulton se, gjatë vitit 2011 ka një rritje të efikasitetit të luftës kundër trafiqeve të paligjshme me 186 vepra penale më shumë të hetuara. Po ashtu numri i personave të evidentuar si të implikuar në trafiqe të paligjshme gjatë vitit 2011 në raport me vitin 2010 ka shënuar një rritje të numrit me 161 shtetas të implikuar.
Gjatë vitit 2011 janë realizuar me sukses 22 operacione, me 33 persona të evidencuar si të implikuar në trafiqe të paligjshme, 43 prej tyre janë arrestuar në flagrancë e ndaluar, 5 janë shpallur në kërkim dhe 72 janë proceduar në gjendje të lirë.
Trafikimi i Qenieve Njerezore
Gjate vitit 2011 jane evidentuar 91 vepra penale per trafikim te qenieve njerezore dhe vepra penale q elidhen me to, ku jane perfshire 119 autore, nga te cilet 29 jane arrestuar dhe ndaluar, 80 jane proceduar ne gjendje te lire dhe 10 jane shpallur ne kerkim.
Gjate vitit 2011 jane evidentuar 23 vepra penale per trafikim te femrave dhe te miturve (trafikim te qenieve njerezore) si dhe 68 vepra penale per Shfrytezim Prostitucioni ne Rrethana Renduese dhe Shfrytezimi i prostitucionit (edhe keto lidhen me trafikimin e qenieve njerezore.
Hetimi i Aseteve Kriminale
Hetimi i Aseteve Kriminale bëhet në zbatim të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave kundër pasurisë”.
Për vitin 2011 janë referuar me iniciative në Prokurorinë për Krimet e Rënda 47 raste, nga të cilat janë regjistruar 20. Gjithashtu janë hetuar edhe 35 procedime pasurore nga viti i kaluar. Pra ne hetim per vitin kane qene 55 hetime pasurore.
Vlera e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për vitin 2011 është; • pasuri të sekuestruara 1.828.365.160 lekë, • pasuri të konfiskuara 733.622.135 lekë. Ndersa vlera e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në zbatim të ligjit nr. 10192 (anti-mafia) për vitin 2010 është; • pasuri të sekuestruara 777.323.269 lekë. • pasuri të konfiskuara 85.476.849 lekë. Duke krahasuar me peiudhwn e vitit te kaluar vlera e pasurive te sekuestruara dhe konfiskuara eshte afersisht edhe nje here me e larte.
PER HETIMIN E KRIMIT FINANCIAR
Gjate vitit 2011 strukturat kundër Krimit Financiar janë trajnuar ne vazhdimësi Këto struktura kane dërguar ne prokurori 2065 raste për hetim ne ngarkim te 2427 autoreve . Kane kryer 66 operacione policore me 239 autore te veprave penale prej tyre 173 te arrestuar ose 10% me shume se vitin e kaluar. Ne 51 operacione policore janë përdorur teknikat speciale te hetimit.
Janë regjistruar ne prokurori 86 raste për veprën penale te pastrimit te parave, ku jane perfshire 132 autore. Ndersa gjate vitit 2010 jane evidentuar 61 raste ku jane perfshire 109 autore. Edhe ne këto hetimore jane përdorur teknikat speciale te hetimit . Janë dërguar per gjykim 8 raste. Kete periudhe kemi dhe dënim per kete veper. Per 6 procedime penale nga gjykata e rretheve eshte vendosur sekuestro preventive per asete me vlere 7 milion euro. Ndersa gjate vitit 2010 per veprat penale te pastrimit te parave jane sekuestruar 2.5 milion Euro.
Bashkepunimi nderkombetar ne luften ndaj krimitvte organizuar.
Numri i informacioneve të shkëmbyera gjatë këtij viti nga Zyra Kombëtare EUROPOL është 534, përkundrejt 153 informacioneve të shkëmbyera gjatë vitit 2010.
Ne bashkepunim me interpolin, gjate vitit 2011 është bere i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i 114 personave në kërkim ndërkombëtar përkundrejt 69 shtetasve të tillë të arrestuar gjatë vitit 2010. Janë ekstraduar drejt vendit tonë 57 persona në kërkim ndërkombëtar përkundrejt 52 të ekstraduar gjatë vitit 2010.
Gjithashtu ne vijim te bashkëpunimit me Prokurorinë janë përfunduar procedurat dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 307 shtetas të dënuar me vendim të formës së prerë ose me masë arresti të vendosur nga Gjykatat e niveleve të ndryshme përkundrejt 170 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar gjatë vitit 2010.
Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit
Me liberalizimin e regjimit të vizave, ashtu siç është parashikuar në vlerësimin e Kërcënimit të Krimit të Organizuar të vitit 2011, kalimi ilegalisht i kufirit nga shtetas shqiptar drejt vendeve të ndryshme të BE ka shkuar drejt minimizimit.
Ndërkohë që Shqipëria në aktivitetin e kalimit të paligjshëm të kufirit mund të mos quhet më një vend origjinë.
b- Falsifikimi i dokumenteve
ky aktivitet eshte në rënie,për shkak të prodhimit e vënies në qarkullim të dokumenteve me elemente të lartë sigurie si leternjoftimet elektronike dhe pasaportave biometrike. Rastet e korruptimit te te henave , nderhyrja me Urdherin e Ministrit te Brendshem.
3.3 Mashtrimet kompjuterike
Mashtrimet kompjuterike janë shfaqur në formën e:
• mashtrimeve nëpërmjet internetit; • ndërhyrjes së paautorizuar në të dhënat e sistemet kompjuterike më qellim përfitimin e paligjshëm të vlerave monetare; • ndërhyrjes në sinjalin e kompanive telefonike celulare për shfrytëzimin e paligjshëm të këtij sinjali dhe përfitimin pasuror nga kjo veprimtari; • të mashtrimit me anë të kartave bankare të klonuara.
3.6 Pastrimi parave
Metodat e pastrimit të parave variojnë nga më të thjeshtat, deri në ato më komplekse Personat që kanë zhvilluar aktivitet kriminal jashtë territorit të vendit, si metodë kryesore të pastrimit të parave përdorin transanksionet financiare në banka të nivelit të dytë dhe çeljen e llogarive bankare në emër të familjarëve të tyre, ose kalimin e parave CASH jashtë kontrollit doganor e më pas blerjen e pasurive të patundshme.
Në Shqipëri, nuk ka grup kriminal të specializuar që merret me pastrimin e parave që rrjedhin nga aktivitete kriminale. Pastrimi i parave bëhet nga vetë personat që zhvillojnë aktivitet kriminal.
VITI 2012
1. Lufta Kundër Krimeve të Rënda:
Vlen për tu evidentuar puna e mirë e bërë për zbulimin dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më 30.12.2011, ku në fshatin Kallmet të Lezhës janë vendosur sasi të konsiderueshme eksplozivi në dy shtylla të tensionit të lartë, ku për pasojë janë dëmtuar rëndë ato. Kjo ngjarje është hetuar në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, por pas analizave të zhvilluara me këtë prokurori dhe me Prokurorinë e Krimeve ëtë Rënda është vendosur rikualifikimi i saj dhe hetimi për veprën penale “Vepra me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal. Për këtë vepër po hetohen në gjendje arresti 7 autorë të dyshuar.
Gjatë kësaj periudhe në territorin e vendit janë evidentuar 25 vrasje e zbuluar 21 ose 84 % e tyre, kundrejt 29 të ndodhura në vitin 2011.
Gjatë kësaj periudhe janë rifilluar hetimet për 15 vrajse dhe tentativa vrasjesh të ndodhura më parë (të vjetra) dhe deri tani është bërë e mundur zbulimi e dokumentimi ligjor për 3 prej tyre dhe konkretisht: vrasja e shtetasve Drita Rapollari dhe djalit të saj Ermal Rrapollari ndodhur në qytetin e Patosit në vitin 1997, ku janë arrestuar 3 nga autorët dhe një ndiqet me masa kërkimi, vrasja e ish punonjësit të policisë Ylli Kalemaj ndodhur në muajin maj 2011, ku është arrestuar njëri nga autorët dhe tjetri ndiqet me masa kërkimi, dhe vrasja e shtetasit Altion Tafaruçi ndodhur në muajin mars 1997 në Tiranë.
Janë goditur 12 grupe kriminale që kanë pasur veprimtari kriminale me veprime të dhunshme ndaj pasurisë me 50 autorë të cilat janë ndaluar apo arrestuar në flagrancë.
Janë zbuluar e dokumentuar 12 ngjarje të vjetra e kryesisht vjedhje me dhunë e më armë.
Janë kapur 20 persona të shpallur në kërkim për krime kundër pasurisë. Në këtë drejtim është intensifiksur puna me hetimet proaktive, me synjim mbajtjen në kontroll të situatës kriminale dhe parandalimin e veprave penale.
Ka një përmirësim të ndjeshëm përsa i përket shkatërrimit të pronës, ku për këtë vit kanë 28 e zbuluar 9, nga 44 e zbuluar 25 të ndodhura në vitin 2011.
DROGA
Gjate periudhes Janar – 10 Mars 2012:
• Jane kryer 10 operacione ku jane perdorur Teknikat Speciale Hetimore;
• Jane goditur 12 grupe kriminale te trafikut e shperndarjes se lendeve narkotike me 51 persona te proceduar penalisht.
• Jane kryer 7 operacione nderkombetare ku jane arrestuar ne vendin tone 11 persona per trafik nderkombetar droge (5 me Italine, 1 me Maqedonine dhe 1 me Austrine).
2. Lufta Kundër Krimit Financiar:
Strukturat e hetimit të krimit financiar gjatë muajve Janar - Shkurt 2012 kanë dërguar në Prokurori 389 raste në ngarkim të 452 autorëve të dyshuar, prej të cilëve 24 janë arrestuar, 425 janë hetuar në gjendje të lirë dhe 3 janë shpallur në kërkim
Në fushën e korrupsionit dhe krime të zyrtarëve në detyrë janë evidentuar 83 vepra penale me 133 autorë të dyshuar.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 272 vepra penale me 282 autorë të dyshuar.
Të krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë evidentuar 33 vepra penale më shumë me 43 autorë më shumë, 5 operacione policore më shumë, dhe 2 grupe më shumë me mbi 3 autorë.
Share on Facebook
|