I disponueshëm kudo në botë përmes tregtarëve të autorizuar HP
GJENEVË/Zvicër - 16 Prill 2012 ( HP ) – HP sot njoftoi se Workstation HP Z1 është tashmë i disponueshëm në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë me një çmim fillestar prej €1,599, përmes shitësve dhe partnerëve botërorë.
I pari workstation në botë ‘Të gjitha në një’ me një diagonale 68.6 cm (27’’) u prezantua në Las Vegas më 14 Shkurt në Konferencën Botërore të Partneritetit HP.
I ndërtuar për dizajni inxhinierik, media dixhitale dhe artist profesionist, HP Z1 ofron renderim me shpejtësi dhe performancë marramendëse. Ai ofron një gamë të plotë kartash grafike dhe procesorë të klasit të parë dhe është i testuar të funksionojë me aplikimet kryesuese të industrisë së sotme.
“Kemi vizituar klientët kudo në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë fizikisht si edhe përmes audios dhe videos dhe përgjigja ka qenë jashtëzakonisht pozitive me komente si “është i fantastik” dhe “fiks në përmasën e duhur,” u shpreh Kobi Elbaz, drejtor, Zgjidhje Komerciale dhe Shitjeje, HP EMEA.
“Klientët thonë se janë të habitur prej kombinimit të performancës së përmirësuar dhe dizajnit të cilat nuk janë të disponueshme në asnjë produkt tjetër në treg sot për sot.”
I ndërtuar si asnjë tjetër, ekrani i HP-së së re Z1 hapet mejnjëherë për ta bërë më të thjeshtë për përdoruesit që të nxjerrin pjesët dhe të bëjnë update pa asnjë mjet shtesë.
HP Z1 kombinon dizajnin elegant me performancën e përmirësuar me procesorë IntelRegistered trademark symbol XeonRegistered trademark symbol, grafika NVIDIA Quadro, suport për më shumë se 1 miliard ngjyra dhe besueshmërinë HP të klasit të parë.
Më tepër informacion do të gjeni në: http://h20158.www2.hp.com/gms/al/sq/index.html Rreth HP HP krijon mundësi të reja për teknologjinë për të patur një ndikim kuptimplotë tek njerëzit, bizneset dhe shoqërinë. Kompania më e madhe e teknologjisë, HP sjell së bashku një portfolio e cila përfshin printimin, kompjuterat personalë, programe, shërbime dhe infrastrukturë IT për të zgjidhur problemet e klientëve.
Më shumë informacion rreth HP (NYSE: HPQ) mund ta gjani në http://www.hp.com