njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
OSBE/ODIHR hapin misionin e vezhgimit per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit
Shtuar me date:2009-05-09 20:08:05

Ambasadorja Audrey Glover nga Mbretëria e Bashkuar, e cila do të kryesojë misionin e OSBE/ODIHR   për vëzhgimin zgjedhjeve në Shqipëri, tha sot gjatë një konference për shtyp se'' ne jemi këtu me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashme të Shqipërisë dhe roli ynë është të vëzhgojmë procesin e zgjedhjeve dhe jo të ndërhyjmë në të.".     
    
Sipas saj,  vlerësimi ynë i këtyre zgjedhjeve bazohet  në angazhimin që vendet pjesëmarrëse të OSBE-së kanë rënë dakord në dokumentin e Kopenhagenit në1990-ën dhe në bazë të  legjislacionit vendas.
    
Glover theksoi se '' Ajo që ndodh para zgjedhjeve është po aq jetësore sa ajo që ndodh në ditën e zgjedhjeve , nuk kemi mbërritur me paragjykim apo axhendë të fshehur si gjithmonë do të lëmë faktet të flasim vetë’’.
     
Ajo tha se,  ''ODIHR dërgoi një komision të nevojave tre javë më parë për të identifikuar fushat ku ka nevojë më shumë në Shqipëri dhe mes çështjeve më të rëndësishme janë fushata zgjedhore dhe administrimi i zgjedhjeve,  procesi i pajisjes me karta  identiteti,  ndryshimet e fundit në kodin zgjedhor dhe në zbatimin e tij, mbulimi i mediave , votimi dhe numërimi  i votave në ditën e zgjedhjeve’’
   
Kryetarja e Komisionit të OSBE-ODIHR, Audrey Glover duke theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për Shqipërinë bëri me dije se ‘’ Në këto momente Shqipëria ka shumë nevojë për standarde të larta në zgjedhje dhe shpresojmë që ato standarde që u arritën në zgjedhjet parlamentare të 2005-ës të konsolidohen me këto zgjedhje të qershorit .''

Misioni i OSBE/ODIHR,  i cili filloi sot misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri,  përbëhet nga 14 ekspertë ndërkombëtarë nga 10 shtete të ndryshme të vendosur në Tiranë dhe 26 vëzhgues afatgjatë të cilët do të dërgohen në të gjithë vendin.
Përveç kësaj ODIHR ka kërkuar edhe ardhjen e 400 vëzhguesve afatshkurtër për ditën e zgjedhjeve.

Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008