njofto
Advanced Poll
Kush jane fituesit e zgjedhjeve 2013
Partia Demokratike
PD + LSI + PDIU
Partia Socialiste
PS + AK + FRD
PS + LSI + AK + FRD
PS + AK + FRD + PDIU


View results
Version 2.08
 Kursi Ditor
USD / LEK 109.57
EUR / LEK 139.50
GBP / LEK 173.76
CHF / LEK 115.88
Ndryshimi i fundit: 16.11.2012
Pėr mė shumė

Interesat e Instrumenteve tė Bankės
Marre nga Banka e Shqipėrisė
Padia civile, banorėt e Gėrdecit kėrkojnė 360 milionė lekė dėmshpėrblim
Shtuar me date:2010-01-16 20:23:59

TIRANË – 16 janar (Alblink) - Banorët e Gërdecit përcaktojnë faturën e parë financiare, duke kërkuar në rrugë gjyqësore dëmshpërblim për pasojat e tragjedisë së 15 marsit të vitit 2008. Me anë të një padie civile, 51 banorë i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës duke i kërkuar t’u japë të drejtë për të marrë shumën financiare prej 360 milionë lekë të reja. Banorët e kërkojnë dëmshpërblimin nga kryeministria, Ministria e Mbrojtjes, ndërmarrja "MEICO", shoqëria "Albademil" sh.p.k, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, Mihal Delijorgji dhe së fundmi, nga Ylli Pinari. Në padi kërkohet në të njëjtën kohë që gjykata pa arritur në një vendim përfundimtar mbi këtë kërkesë, të bëjë një sekuestro pasurive të këtyre personave dhe subjekteve. Banorët e kanë ndërmarrë këtë nismë, pasi Gjykata e Lartë u shpreh se kërkesa e tyre nuk mund të gjykohej bashkë me dosjen penale ndaj të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit. Gjykata e Lartë sugjeroi që Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës duhet të gjykonte edhe padinë civile që kishte ngritur Avokati i Shtetit kundër shoqërisë "Albademil" sh.p.k.


Share on Facebook

Printo  
© Copyright: Alblink 2008